Çahet toka nga tërmetet dhe shpërthimi i ri i Vullkanit: Diçka edhe më e madhe pritet në Filipine

Çahet toka nga tërmetet dhe shpërthimi i ri i Vullkanit: Diçka edhe më e madhe pritet në Filipine

Vullkani në Filipine po i vazhdon shpërthimet vazhdimisht me tërmete dhe të çara të tokës që janë hapur në afërsi të rrugëve derisa policia ka bllokuar rrugën nga frika për një shpërthim edhe më të madh.

Më shumë se 53 mijë banorë rezidentë kanë ikur nga shtëpitë e tyre që ndodheshin në afërsi të vendit ku po ndodh vullkani Taal për të marrë strehim në qendrat e evakuimit, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Megjithatë mijëra të tjerë kanë refuzuar që të largohen ose janë kthyer që t’i shohin kafshët e tyre apo gjërat që i kishin lënë nëpër shtëpi.

Shumë shtëpi dhe ferma janë dëmtuar nga hiri vullkanik, që kur Taal-i, një prej vullkaneve më aktive në këtë vend e po ashtu edhe më vdekjeprurësve, filloi të villte llafe dhe hi gjatë ditës së diele.

 

Shpërndaje në: