Caktohen datat për ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Italisë

Caktohen datat për ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Italisë

Datat për ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Italisë janë bërë të ditura tashmë.

Gjysmëfinalja është e vetmja fazë në këtë garë që luhet me dy ndeshje, pasi të gjitha të tjerat vendosën me një ndeshje pas 90 minutave, shtesave apo edhe penalltive.

Në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Juventusi do të takohet me Interin, kurse Cremonese me Fiorentinan.

Juventus – Inter do të luhet të martën më 4 prill, në orën 21:00.

Ndërsa, Cremonese – Fiorentina do të luhet të mërkurën më 5 prill, në orën 21:00 gjithashtu.

Datat për ndeshjet e kthimit nuk janë caktuar ende.

Shpërndaje në: