Cavani u ndëshkua direkt me të kuq për këtë ndërhyrje në Richarlisonin gjatë ndeshjes Uruguai-Brazil

Cavani u ndëshkua direkt me të kuq për këtë ndërhyrje në Richarlisonin gjatë ndeshjes Uruguai-Brazil

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani u përjashtua derisa po luante për Uruguain kundër Brazilit në kualifikimet për Kupën e Botës, të martën mbrëma.

33-vjeçari, i cili iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ muajin e kaluar si transfer i lirë, pas largimit nga PSG, u përjashtua nga gjyqtari Roberto Tobar në mesin e pjesës së dytë për një ndërhyrje në Richarlisonin e Evertonit, transmeton Periskopi.

Tobar u konsultua me VAR dhe vendosi se ndërhyrja e Cavanit ishte direkt për të kuq.

Uruguai tashmë ishte në disavantazh 2-0, derisa golat nga Arthur dhe Richarlison i dhanë një epërsi komode Brazilit në Montevideo.

Përjashtimi i Cavanit vrau gjasat e Uruguait për të nxjerrë diçka nga ndeshja.

Por a e meritoi të kuqin Cavani?

Shikoni incidentin më poshtë dhe gjykojeni edhe vetë… /Periskopi.com/

Shpërndaje në: