Ceferin i ashpër: Nuk më intereson nëse Reali, Barca e Juve largohen nga UEFA, kanë shefa jokompetentë

Ceferin i ashpër: Nuk më intereson nëse Reali, Barca e Juve largohen nga UEFA, kanë shefa jokompetentë

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, ka dhënë disa komente të ashpra lidhur me tri skuadra të mëdha evropiane.

Real Madrid, Juventus e Barcelona janë tri skuadrat që akoma po bëjnë kalkulime në krijim e European Super League. Por, kjo nuk po e shqetëson më Ceferin-in.

“Nuk më intereson nëse Real Madrid, Barcelona dhe Juventus largohen nga UEFA. Është qesharake se si ata donin të krijonin ligën e tyre, dhe tani këtë sezon duan të luajnë në Champions League. Shefat e tyre janë jokompetentë”, ka thënë Ceferin, transmeton Periskopi.

“Perez ankohej se klubi i tij mbijeton vetëm me Super League dhe më pas shkoi e bëri ofertë 180 milionë euro për Kylian Mbappe”, shtoi presidenti i UEFA.

Juve, Real e Barca kanë thënë se edhe skuadrat e tjera janë akoma në planet për Super League. UEFA duket e qetë. /Periskopi/

Shpërndaje në: