Çeku: KFOR’i ka prezencë minimale te Manastiri i Deçanit

Çeku:  KFOR’i ka prezencë minimale te Manastiri i Deçanit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se Serbia po i keqpërdorë Kishat dhe Manastiret Ortodokse në Kosovë siç është rasti me Manastirin e Deçanit.

Çeku në emisionin Frontal të T7 tha se vetë KFOR-i ka prezencë simbolike afër Manastirit të Deçanit sepse raportet e tyre të sigurisë flasin për përmirësim të dukshëm të sigurisë.

“Manastiri i Deçanit vazhdon të jetë pika e fundit të një beteje të pashpresë që e bën Serbia në Kosovë duke i keqpërdorur kishat dhe manastiret ortodokse në vendin tonë. Me të gjitha raportet e policisë së Kosovës por edhe të KFOR-it që flasin për një qetësi absolute pothuajse të situatës së sigurisë në vendin tonë aa një prezencë shumë minimale para Manastirit të Deçanit sepse vet KFOR-i dhe raportet e tyre flasin për përmirësim pakrahasim dukshëm në raport me çka ka qenë në vitin 2004”, tha ai.

Më tej ministri Çeku tha se policia e Kosovës ka njësit të veçantë që ofron siguri për kishat dhe manastiret ortodokse.

“Por Serbia refuzon me pranu që në Kosovë ka ndërru realitetiti në raport me sigurinë, sot policia ka njësit të veçantë për të ofru siguri për të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë dhe një numër i pjesëtarëve janë serbë të Kosovës. Kosova e ka modelin më të avancuar në botë ligjor dhe institucional për mbrojtjen e pakicave dhe sidomos për mbrojtjen e kishave ortodokse në Kosovë”, tha ai.

Shpërndaje në: