Celina dhe vetëm Celina, vendimtar për Swansean

Celina dhe vetëm Celina, vendimtar për Swansean

Swansea është duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Midlesbrough, në takimin e vlefshëm për “Championship”.

Gjurmë në 45 minutat e para ka lënë edhe Bersant Celina. Ky i fundit ka dhënë asist për Routledge, që ka dërguar topin në rrjetë.

Madje lojtari kosovar do të nxirrte nga kriza sulmuesin e Swanseas, që kishte që nga dhjetori i vitit të shkuar pa e gjetur rrjetën.

Ndërkohë kjo është një formë e jashtëzakonshme që po tregon Celina, teksa ndeshje pas ndeshje po i tregon më së miri vlerat e tij te klubi anglez.

Shpërndaje në: