Celina nuk ndalet, sërish në skenë për Swansean
Swansea është duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Midlesbrough, në takimin e vlefshëm për “Championship”.
Gjurmë në këtë ndeshje po lë padyshim ylli kosovar Bersant Celina. Ky i fundit ka dhënë asist për Routledge, që ka dërguar topin në rrjetë.
Madje lojtari kosovar do të nxirrte nga kriza sulmuesin e Swanseas, që kishte që nga dhjetori i vitit të shkuar pa e gjetur rrjetën, përcjell Periskopi.
Celina tani ka asistuar edhe për golin e tretë, të cilin e ka shënuar Roberts, duke bërë padyshim një nga përformancat më të mira me klubin uellsian.
Ndërkohë kjo është një formë e jashtëzakonshme që po tregon Celina, teksa ndeshje pas ndeshje po i tregon më së miri vlerat e tij te klubi anglez. /Periskopi/



