Çfarë i ndodh lëkurës kur ti je në gjumë, ndryshimi i ditës dhe i natës

Çfarë i ndodh lëkurës kur ti je në gjumë, ndryshimi i ditës dhe i natës

Pse duhet ta trajtosh lëkurën ndryshe ditën dhe natën? A mund të na thoni ndryshimin mes produkteve të ditës dhe të natës?

Po, lëkura jote, një organ që funksionon si orë trupi, me një ritëm ciklik që ndikon funksionet e saj, është më e zgjuar sesa mendon ti dhe nevojat e saj ndryshojnë sipas orës së ditës. “Gjatë ditës, lëkura është në një gjendje mbrojtëse, duke u kujdesur ndaj elementeve si dëmtimi nga dielli ose oksidimi dhe natën, sistemi yt imunitar funksionon me kapacitet të plotë dhe në këtë kohë rigjenerohen qeliza të reja dhe qarkullon oksigjeni dhe përbërësit ushqyes. Nga ora 11 e mbrëmjes deri në mesnatë, procesi i ndarjes së qelizave arrin kulmin si kur je zgjuar ose jo, por duke pasur një orar të rregullt gjumi dhe duke fjetur në të njëjtën orë çdo darkë, ke mundësinë më të mirë për të rregulluar shëndetin e lëkurës”,- thotë Dr. Dennis Gross, dermatolog.

Kjo do të thotë që përbërësit që vendos mbi lëkurë në mëngjes, antioksidantë, SPF, acid hylauronik, duhet të veprojnë si mbrojtje ndaj faktorëve si ndotja, temperatura, era dhe dielli, ndërsa ata të natës, retinoli, niacinamida, vitamina C, duhet të trajtojnë dëmtimet e shkaktuara prej tyre. Zgjedhja më e mirë për orët pas punës që ndihmon lëkurën të përgatitet për mitozën e qelizave është një kombinim i acideve hidrokside alfa dhe beta.

Ata heqin me mekanizma të ndryshme shtresën e sipërme të lëkurës. Acidet hidrokside Beta shkatërrojnë urat mes qelizave, ndërsa acidet alfa ndihmojnë qelizat vetë të shkëputen. Fluksi i PH, ose faza neutralizuese, është aq e rëndësishme sepse e kthen lëkurën në normalitet. Përzierja e këtyre dy acideve është më efektivja dhe delikatja që kam zbuluar.

Shpërndaje në: