Challandes flet nga karantina i infektuar me Covid-19: Nuk ndihem mirë

Challandes flet nga karantina i infektuar me Covid-19: Nuk ndihem mirë

Bernard Challandes kishte rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19 të bërë para ndeshjes me Kombëtaren e Shqipërisë.

Si pasojë e kësaj, trajneri zviceran i mungoi “Dardanëve” në këtë ndeshje të cilën e fituan kuqezinjtë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Para ndeshjeve me Slloveninë dhe Moldavinë, Challandes do të testohet edhe njëherë për COVID-19.

Momentalisht, Challandes është i izoluar në hotelin ku po qëndron skuadra në Durrës.

Nga atje, Challandes ka folur për mediumin zviceran “LaLiberte.ch”.

Ai ka thënë se ndjen lodhje të lehtë shkaku i virusit.

“Nuk mund ta mohoj, nuk ndihem mirë. Fizikisht, lodhje e lehtë, por sigurishtë asgjë serioze në aspektin psikologjik”, ka thënë Challandes.

Shpërndaje në: