Challandes: Jemi ndeshur me kundërshtar si Anglia, a mendoni se mund ta mposhtim Anglinë?

Challandes: Jemi ndeshur me kundërshtar si Anglia, a mendoni se mund ta mposhtim Anglinë?

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challades, kapiteni Amir Rrahmani dhe menaxheri Bajram Shala, janë duke mbajtur konferencë për media në prag të ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë.

Trajneri zvicerian, Challandes ka folur rreth kohës së gjatë pa fitore të Kosovës, duke thënë se pandemia dhe kundërshtarët e fortë kanë ndikuar në këtë gjë.

“Është e vërtetë që ka një vit që nuk kemi fituar por ka pasur shumë muaj që nuk kemi luajtur për shkak të pandemisë. Por duhet të kemi parasysh një gjë, vitin e kaluar jemi përballur me kundërshtar të nivelit të Anglisë, a mendoni ju se duhet fituar ndaj Anglisë?”

Fillimisht, Kosova do ta luajë një miqësore me Shqipërinë, më pas do të përballet me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Shpërndaje në: