Challandes: Nuk e kam pritur që të arrijmë 11 ndeshje pa humbje, Kosova nuk është ekip i vogël
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka qenë i ftuar në ‘BlicInterwiev’ ku ka folur rreth organizimit të ekipit nën drejtimin e tij.
Tekniku zvicerian ka kujtuar momentin kur është kontaktuar nga Fadil Vokrri, ndërsa tregoi se çka ka bërë pas kësaj.
”Ne mund të krenohemi me këtë ekip. Kur Fadil Vokrri më kishte kontaktuar për këtë mundësi, kisha shikuar të gjitha ndeshjet, kam shikuar të gjitha ndeshjet e kualifikimeve për Kupën e Botës. E dija se ky ekip ka potencinal, por ka pasur mungesë organizimi sa ishte Bunjaku, isha i sigurt se mund të bëja mirë me këtë ekip, nuk e kam menduar që do arrijmë 11 ndeshje pa humbje”.
Challandes ndër të tjera ka theksuar se asnjëherë nuk e ka menduar se do arrinte 11 ndeshje pa humbje, por e ka ditur që Kosova ka potencial të madh, raporton Periskopi.
”Jo, nuk kam menduar në fillim që do arrijmë 10-11 ndeshje pa humbje, por isha i sigurt me potencialin e lojtarëve”.
”Gjithmonë është pyetja në kokën e trajnerit, na trego rrugën dhe lojtarët duhet ta ndjekin. Jam i kënaqur sepse ata m’u kanë përgjigjur në mënyrë pozitive”. ‘
”Nuk jam ndonjë trajner defanziv, jam ithtar për organizimin e mirë në mbrojtje dhe njëkohësisht të mos mendojmë se Kosova është ekip i vogël, dhe duhet të mbrohemi. Duhet të sulmojmë, të mbajmë posedim, të bëjmë lidhje të mirë mes mbrojtjes dhe sulmit. Jam i kënaqur sepse ekipi ka mësuar të luajë me mua”, deklaroi ai. /Periskopi/



