Challandes: Nuk ka qenë patjetër të zhvillohej kjo ndeshje kundër Shqipërisë
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challades, kapiteni Amir Rrahmani dhe menaxheri Bajram Shala, kanë mbajtur konferencë për media në prag të ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë.
Trajneri zvicerian, Challandes ka folur rreth kohës së gjatë pa fitore të Kosovës, duke thënë se pandemia dhe kundërshtarët e fortë kanë ndikuar në këtë gjë.
Ai gjithashtu ka komentuar ndeshjen miqësore që do të zhvillohet ndaj Shqipërisë, duke e cilësuar si të panevojshme.
“Nuk është situatë e lehtë. Po përballemi me virusin. E njejta situatë është edhe për Shqipërinë”, tregoi Challandes.
“Nuk ka qenë patjetër të zhvillohet kjo ndeshje”, tregoi ai.
“Shqipëria ka skuadër të mirë, ka futbollistë që luajnë në liga të forta dhe ka futbollistë cilësor”, përfundoi trajneri zviceran.



