Chelsea bën tjetër hap fals, Liverpooli fiton me protagonist Shaqirin (VIDEO)

Chelsea bën tjetër hap fals, Liverpooli fiton me protagonist Shaqirin (VIDEO)

Chelsea ka bërë tjetër gabim, duke u mposhtur nga Wolves me rezultat 2 me 1 dhe njëkohësisht duke u përshëndetur në garën për titull.

Faktikisht ndeshja nisi më mirë për ‘Blutë’ që shënuan me Loftus-Cheek, me rezultat që edhe mbaroi pjesa e parë.

Në të dytën, një lëshim në mbrojtje bëri që Raul Gimenez të barazonte gjithçka, kurse Diogo Jota i solli tre pikë të arta vendasve.

Skuadra e Sarrit tani zbret në vendin e katërt me 31 pikë, teksa Wolves në vendin e 12 me 19 pikë.

Liverpooli bëri një rikthim të bujshëm si mysafir i Burnleyt, duke e ndjekur hap pas hapi liderin Manchester Cityn.

Jack Cork (54′) i solli epërsinë vendasve, por ‘Të Kuqtë’ u rikthyen.

Së pari ata barazuan me James Milner (62′), kurse Roberto Firmino (69′) i dha avantazhin skuadrës së Klopp.

Për rezultatin përfundimtar 3 me 1 shënoi Xherdan Shaqiri, pas asistit të Salah.

Liverpool është në vendin e dytë me 39 pikë, kurse Burnley në zonën e rrezikshme me tetë pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: