Chelsea e bën legjendën e klubit kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Sarrin

Chelsea e bën legjendën e klubit kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Sarrin

Roman Abramovich po planifikon ta shkarkojë Maurizio Sarrin në fund të sezonit nga postI e trajnerit të Chelseat.

Sarri po përgatitet që të ndeshet me Arsenalin në finale të Europa Leagues, më 29 maj, derisa italiani udhëhoqi “Të Kaltërit” edhe drejt finales së Carabao Cup, ku u mposht nga Manchester City, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, “Gazzetta dello Sport” potencon se Abramovich nuk është bindur nga aftësitë e teknikut italian, të cilin po planifikon ta shkarkojë në verë.

Roman Abramovich is ready to sack Chelsea boss Maurizio Sarri at the end of the season

Sipas gazetës italiane, trajneri aktual i Derbyt, Frank Lampard po shihet si zëvendësues i tij.

“Sport Mediaset” shton se Chelsea e ka bërë legjendën e klubit si objektivin kryesor për pozitën.

Lampard ka bërë 648 paraqitje për Chelsean si futbollist profesionist, duke shënuar 211 gola, përgjatë periudhës së tij 12-vjeçare në klub. /Periskopi.com/

Should the club axe Sarri, Derby boss Frank Lampard has been touted as his replacement

Shpërndaje në: