Chelsea rivalizon PSG-në për Milan Skriniar

Periskopi.com Sporti

Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe klauzola e lartë e lirimit të Matthijs de Ligt mund t’i shtyjë ata të fokusohen në objektivin e Paris Saint-Germain, Milan Skriniar.

Pronarët e rinj të “Bluve” duan t’u japin tifozëve një blerje të madhe në mbrojtje këtë verë pas largimit të Antonio Rudiger dhe emri i parë në listë vazhdon të jetë De Ligt.

Megjithatë, ka ende një hendek të madh midis ofertës dhe kërkesës, dhe klauzola e lirimit prej 120 milionë eurosh të holandezit mund ta shtyjë Chelsean të kërkojë opsione të reja, përcjellë KosovaPress.

Siç raportohet nga “Calciomercato.com”, Chelsea dëshiron të konkurrojë me PSG-në për Skriniar, i cili duket se është lojtari i Interit që ka më shumë gjasa të shitet këtë verë. “Nerazzurrët” duan rreth 80 milionë euro për qendërmbrojtësin 27-vjeçar sllovak dhe ata e kanë bërë të qartë se nuk janë të interesuar për futjen e ndonjë lojtari si shkëmbim në këtë operacion.

Tani i takon Chelsea-t dhe nëse ata do të bëjnë një përpjekje konkrete për ta sjellë Skriniar në Premier Ligë këtë verë.