Cila ishte biseda mes Henderson dhe Klopp pas përplasjes që patën ndaj United
Kepa Arrizabalaga nuk ishte problemi i vetëm i fundjavës kur refuzoi të zëvëndësohej në finalen ndaj Manchester Cityt.
Edhe ndeshja mes Manchester dhe Liverpool, e cila përfundoi pa gola, prodhoi një moment goxha interesant.
Kapiteni i ‘Të Kuqëve’, Jordan Henderson u përplas me trajneri Jurgen Klopp, pasi ky i fundit vendosi të zëvëndësonte atë për Xherdan Shaqirin, transmeton Periskopi.
(Transcripted) Klopp and Henderson got into a little confrontation after the captain was taken out for Shaq. Crumbling under the pressure?
pic.twitter.com/9S6sQIgrXg— #XhakaBall (@26W12D0L49UnBTN) February 25, 2019
Mesfushori anglez nuk u duk aspak i lumtur kur u zëvëndësua, e më pas trajneri gjerman i kërkoi shpjegim pse ndodhi ai injorim nga ai.
Henderson i tha Kloppit që ai ishte duke i duartrokitur tifozët dhe e injoroi pa ndonjë qëllim.
Më pas, edhe vet trajneri e qartësoi situatën në konferencën për shtyp dhe çështja u zgjidh. /Periskopi/



