Çitaku përgjigje Musliut: PDK nuk tjetërsohet, edhe atëbotë, sikurse sot, ka pasë ndonjë rezistencë

Çitaku përgjigje  Musliut: PDK nuk tjetërsohet, edhe atëbotë, sikurse sot, ka pasë ndonjë rezistencë

Nënkryetarja  e PDK’së, Vlora Çitaku i është përgjigjur koleges Ganimete Musliu, pasi kjo e fundit kritikoi Konventën programore të partisë, madje nuk mori pjesë fare në të. Arsyeja ishte mospërmendja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Çitaku ka shkruar se PDK nuk tjetërsohet dhe se gjithmonë ka pasë rezistencë.

 

Ja postimi i plotë:

PDK ka me u hapë. Me u reformu, jo me u tjetërsu. Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do ta kenë mbështetjen dhe hapsirën që e meritojnë. Nuk ka rrugë tjetër.

Në PDK jam që nga themelimi. Në fakt, me Presidentin Thaçi kam punuar para se PDK të krijohet si parti. E kam parë nga afër përpjekjen e tij të vazhdueshme për ta pasuruar, rilindur, e reformuar PDK-në. Poashtu e di që edhe atëbotë, sikurse edhe sot, ka pasur ndonjë rezistencë.

Por, rrugëtimi ynë nuk ndalet. E unë, si një grua që ka gëzuar mbështetje e privilegje nga PDK në këto 23 vite, suksesin më nuk e peshoj me pozicionin tim. Suksesin tim e peshoj me mundësitë që do të krijojmë për gratë e vajzat e reja. Nuk kemi me u ndalë.

Bashkë. 50|50.

Shpërndaje në: