Çka ndodh sot në Kosovë

Çka ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, e hënë, 25 tetor 2021

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial/Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:30

GLPS mban tryezë Diskutimit me temë: “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

11:00

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës organizojnë Protestë para ndërtesës së Qeverisë, kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Qeveria e Kosovës)

12:45

Bëhet hapja e festivalit “Ballkani Përtej Kufijve”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

19:00

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, Prishtinë)

Shpërndaje në: