Çka po ndodhë?-Ekspertja e energjisë ngre alarmin: Rënie 40% e prodhimit në KEK brenda 24 orëve

Çka po ndodhë?-Ekspertja e energjisë ngre alarmin: Rënie 40% e prodhimit në KEK brenda 24 orëve

Ekspertja e energjisë, Janine Ymeri, ka ngritur alarmin për një rënie të ndjeshme të prodhimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK Sh.a), duke bërë të ditur se kapacitetet prodhuese kanë rënë për 40% brenda vetëm 24 orëve.

Sipas Ymerit, në fotografitë e publikuara shihet qartë diferenca mes kapaciteteve prodhuese të datës 25 tetor dhe rëniës drastike më 26 tetor, që sipas saj, po vazhdon edhe sot.

“Në fotografi keni kapacitetet prodhuese për 25 tetor, rënien me 26 tetor edhe sot kapaciteti prodhues me 26 tetor!”, ka shkruar Ymeri.

Kjo rënie, sipas saj, ngre shqetësime serioze për stabilitetin energjetik të vendit, sidomos në prag të periudhës së dimrit, kur kërkesa për energji rritet ndjeshëm.

Deri më tani, KEK nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar lidhur me arsyet e kësaj rënieje të papritur të prodhimit.

Kujtojmë se javën e kaluar Ymeri është ftuar të dëshmojë në Prokurorinë Speciale pasi kanë nisur hetimet në lidhje me dyshimet për keqpërdorime milionëshe në transportin e importit të energjisë elektrike.

  

Shpërndaje në: