Çka tha Maradona para se të vdiste? Dy fjalë që e bëjnë njerëzor, megjithatë
“Ndihem keq”, këto zbulohen të kenë qenë fjalët e fundit që Maradona i tha ai nipit të tij para se të kthehej në shtrat në rezidencën e Buenos Aires dhe të ndërronte jetë.
Të mërkurën e 25 nëntorit, Maradona kishte zbritur për mëngjes. Ai ishte i zbehtë dhe u ankua se ndihej i ftohtë, raportojnë mediat argjentinase.
Pak para mesdite një infermiere zbuloi se Diego nuk po përmendej dhe telefonoi për ndihmë, por për fat të keq, ai ndërroi jetë para se të mbërrinte ndihma e shpejtë mjekësore.



