Çka tregojnë kapsllëku dhe diarreja për shëndetin tuaj?

Çka tregojnë kapsllëku dhe diarreja për shëndetin tuaj?

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se kapsllëku dhe diarreja me raste mund të jenë shenja të kancerit të vezoreve.

Sipas Cancer Research UK, problemet e tretjes mund të jenë për shkak se kanceri është përhapur edhe në zorrën e trashë ose sepse presioni nga kanceri po shtyp në zonën e prekur, ,shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas statistikave të tyre, anceri i vezoreve është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 7 mijë e 500 raste të reja çdo vit.

Mjekët gjithashtu kanë bërë të ditur se shenja të tjera të këtij lloj kanceri janë humbja e oreksit, dhimbja e barkut, fryrja e tij, humbja në peshë dhe lodhjet e pashpjegueshme.

Shpërndaje në: