Çka tregon m*ti juaj për rrogën, ngrënien dhe shëndetin tuaj?

Çka tregon m*ti juaj për rrogën, ngrënien dhe shëndetin tuaj?

Fibra, kafeinë, ilaçe: një studim mbi ujërat e zeza nga Australia gjen dallimet kyçe mbi konsumin e pasanikëve dhe fakarève.

Një laborator diku në Universitetin e Queenslandit po magazinon disa mostra të pazakonta: fekalet njerëzore të më shumë se një-të-pestës së popullsisë australiane.

Mostrat, e mbledhura nga impiantet për trajtimin e ujërave të zeza, janë përshkruar si një thesar për gjetjen e zakoneve të ngrënies dhe ilaçeve të komuniteteve të ndryshme. Dhe çelësi për mbledhjen e tyre? “T’ua kërkosh me mirësjellje,” ka thënë hulumtuesi Xhejk O’Brajën [Jake O’Brien].

Ky grup hulumtues gjeti se në zona të shtresës së pasur, kosumi i fibrave, agrumeve dhe kafeinës ishte shumë më i madh. Në zonat e shtresës së varfër, përshkrimi i ilaçeve ishte në përdorim shumë domethënës. Shkurtimisht, hulumtuesit gjetën se, sa më pasanik të ishe, aq më ngrënie të pasur bëje, përcjell nga BBC, Periskopi.

Përdorimi i informacioneve rreth komuniteteve nga ekzaminimi i ujërave të zeza të tyre thirret epidemiologjia e ujërave të zeza. Kjo praktikë ka qenë në Evropë dhe në Amerikë të Veriut për dy dekada rresht.

Hulumtuesit gjetën se njerëzit raportonin më shumë konsumim të ushqimeve të shëndetshme ndërsa raportojnë më pak ngrënie të ushqimeve të pashëndetshme. /Periskopi

Shpërndaje në: