Çmenduria e fundvitit – Liverpooli mund t’i luajë 10 ndeshje për 29 ditë

Çmenduria e fundvitit – Liverpooli mund t’i luajë 10 ndeshje për 29 ditë

Pamjet e Jordan Hendersonit duke ngritur trofeun e Champions Leagues do të mbahen mend gjatë nga fansat e Liverpoolit.

Triumfi në Madrid ishte shpërblim për një sezon të jashtëzakonshëm të Jurgen Kloppit dhe djelmoshave të tij, transmeton Periskopi.

Kjo fushatë pritet të jetë edhe më e zënë për “Të Kuqtë”, me skuadrën që do të konkurrojë në shumë fronte.

Tranmere Rovers v Liverpool - Pre-Season Friendly

Përkundër periudhës jashtëzakonisht të angazhuar gjatë festave, për Liverpoolin kjo kohë do të jetë edhe më e zënë pasi FIFA publikoi datat e Kupës së Botës për Klube.

Me gjashtë ndeshje të Premier Leagues që do të zhvillohen nga 4 dhjetori deri më 1 janar, FIFA ka futur në sanduiç edhe dy ndeshje tjera që do luhen në Katar më 18 dhe 21 dhjetor.

Me çerekfinale të mundshme në Carabao Cup dhe ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League që poashtu do t’i luajnë, “Të Kuqtë” mund të zhvillojnë plot 10 ndeshje brenda 29 ditëve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: