Conor McGregor poston përmbledhjen e momenteve të tij më të mira në UFC dhe është brutale
Derisa Conor McGregor po përgatietet për rimecin potencial me Dustin Poirier, ish-kampioni i dy divisioneve në UFC shfrytëzoi Instagramin për ta promovuar veten para luftës së shumë pritur.
Derisa ende nuk ka datë zyrtare të përballjes, shefi i UFC-së, Dana ëhite ka thënë se është punë e kryer, duke u shprehur: ”Lufta është punë e kryer, mendoj ashtu, po. Sa di unë, është punë e kryer,” transmeton Periskopi.
Nga ajo që dimë, lufta pritet të zhvillohet në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Periskopi.
Dhe tash, McGregor ka publikuar një video përmbledhëse nga momentet e tij më të mira në UFC, të cilën ua sjell Periskopi më poshtë, dhe aty nënvizohet pse ai konsiderohet si një prej luftëtarëve më të frikshëm në MMA.



