Conor McGregor thotë se do të bëhet miliarder brenda më pak se tri viteve
Conor McGregor e bëri veten të disponueshëm në një sesion pyetje-përgjigje me 8.3 milionë ndjekësit e tij në Twitter, duke iu përgjigjuar disa pyetjeve.
Ndër të tjerash, ai potencoi se beson se do bëhet miliarder deri në moshën 35-vjecare.
McGregor, i cili është ish-kampion i UFC-së në kategorinë e mesme dhe të lehtë, është aktualisht 32-vjecar dhe ka një pasuri prej 120 milionë eurove, transmeton Periskopi.
Irlandezi, i cili fitoi 80 milionë vetëm nga përballja me Floyd Mayweather, ka gjithashtu marrëveshje biznesi me kompani si Burger King, Beats by Dre, Monster Energy dhe Reebok.
Mirëpo, investimi më i famshëm i McGregorit është në uiskin Proper 12, i cili arriti të përfitojë plot 800 milionë në vitin e parë. Uiski ishte gjithashtu sponsori kryesor në mecin e dytë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit.
Nëse ai eventualisht arrin të bëhet miliarder, do të shndrrohej në sportistin e gjashtë që korr këtë sukses financiar, në një listë ku përfshihen emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe vet Mayweather. /Periskopi.com/



