Cristiano Ronaldo asbolutisht i pandalshëm, dy gola brilantë brenda pesë minutave kundër Cagliarit

Cristiano Ronaldo asbolutisht i pandalshëm, dy gola brilantë brenda pesë minutave kundër Cagliarit

Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Cagliarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola brilant, fillimisht duke qëlluar në minutën e 38-të me një goditje të fuqishme pasi u asistua në zonë nga Alvaro Morata.

Shikoni golin më poshtë.

 

Vetëm pesë minuta më vonë, superylli portugez përsëri shënoi, kësaj radhe duke u gjendur në zonë pas një këndoreje, të cilën e devijoi në rrjetë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: