Cristiano Ronaldo nuk ndalet, hap hotel luksoz në Manchester – rivalizon hotelet e dy ish lojtarëve të Unitedit
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka vendosur që t’i rivalizojë shokët e vjetër të Unitedit, duke hapur një hotel të ri luksoz në Manchester, transmeton Periskopi.
Ish yllit të Old Traffordit i është dhënë leje planifikimi për të ndërtuar një ‘hotel të stilit të lartë të jetesës’ me 11 kate.


Për shkak të hapjes në 2023, ai do të ketë 150 dhoma plus një dhe një tarracë çati të hapur për publikun dhe mysafirët.

Kjo do ta vendos Ronaldon në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Gary Neville dhe Ryan Giggs, të cilët së bashku zotërojnë dy hotele në qytet.
Kujtojmë se, Ronaldo tani është duke shëkëlqyer me Juventusin dhe, ka tashmë hotele në qytetin e tij të lindjes Funchal në Madeira dhe në Lisbonë.


Më shumë hapje nga marka e tij Pestana CR7 pritet të jenë në rrugë në Neë York, Madrid, Marrakech dhe Paris. /Periskopi



