Cuadrado ‘ia fal’ golin Ronaldos, Juve në epërsi
Sot në kuadër të xhiros së 7’të të Serie A, po luhet derbi i kësaj lige, ku në ballafaqim janë vu nikoqirët e Lazios, kundër rekord kampionit italian, Juventus, shkruan Periskopi.
Skuadra vendase, në përbërjen e së cilës ka startuar edhe 9 i sulmit kosovar, Vedat Muriqi – është në disavantazh me rezultat 1:0.
Autor i golit për kampionin aktual të Serie A është portugezi, Cristiano Ronaldo, ku pas një depërtimi nga ana e majtë e Cuadrados, i cili e kreu të gjithë punën, Ronaldo nuk e pati të vështirë të shënonte në rrjetën e nikoqirëve.
Shihni golin. /Periskopi
CRISTIANO RONALDO Scores his 6 Serie A Goal this season 🐐.https://t.co/pQglRW3VaG
— Wammad (@CRFutbol_) November 8, 2020



