Çuditet pikëçuditësja: Simpatizanti i VV-së i lë vajzës emrin e partisë

Çuditet pikëçuditësja: Simpatizanti i VV-së i lë vajzës emrin e partisë

Një simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje i ka lënë emrin vajzës së tij të sapolindur “Vetëvendosje”. 

Se polarizimet politike mund të krijojnë gjëra të ndryshme të përçudshme kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën me emra interesantë për të sapolindurit.

Së fundi një simpatizant i partisë së Albin Kurtit i ka lënë emrin vajzës së tij “Vetëvendosje”. Nuk dihet se si do të quhet me përkëdhelje vajza e vogël në të ardhmen nga të afërmit e saj.

Të paktën, ky simpatizant nuk ka vendosur që t’i lë emrit të vajzës edhe pikë çuditësen [!] në fund, ashtu siç e ka edhe partia që shpreh kërkesën për referendum prej themelimit të saj e këndej.

Kjo është bërë e ditur nga faqja e simpatizantëve të Kurtit në Facebook.

Kurti është akuzuar vazhdimisht nga kritikët e tij se po kultivon kultin e personalitet – një politikë kjo e ndjekur nga politikanët autoritarë. /Periskopi 

Shpërndaje në: