Dafina Zeqiri vë në pah figurën trupore në imazhet para pasqyrës
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këtë kohë ka qenë në fokus të mediave rozë dhe mjaft e komentuar.
Kjo ngase ajo është duke xhiruar klipin e ri dhe për fansat e saj nuk ka hezituar të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.
Derisa po punon në projektin e ri, ajo njëherësh është mjaft aktive edhe në mbrëmje e koncerte muzikore.
Së fundmi, këngëtarja e cila u shndërrua në bionde, solli disa imazhe atraktive dhe mjaft provokuese para pasqyrës.
Më saktësisht, ajo vë në pah barkun e sheshtë dhe këmbët atraktive në veshjen transparente.
Natyrisht se ekspozimi i të pasmeve nuk ka munguar në këto imazhe nga artistja Zeqiri.