Dalin pamjet e therjes me thikë në Prishtinë ku u lëndua rëndë një 16 vjeçar

Dalin pamjet e therjes me thikë në Prishtinë ku u lëndua rëndë një 16 vjeçar

Një 16 vjeçar është therë me thikë në Prishtinë. Tashmë janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes – raporton Periskopi.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”.

16 vjeçari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë e policisë janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Rreth ores 22:30 kemi pranuar nje informate per nje rast te therjes me thike. Rasti ka ndodhur ne rrugen Muharrem Fejza ne Prishtine, ku dyshohet se nje person (mashkull) 16 vjec, ka pesuar lendime  nga arma e ftohte (thike). I njejti eshte derguar per tretman mjekesor, nderkohe qe njesitet policore jane duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar”, ka thënë Ahmeti për Periskopin.

Raportohet se 16 vjeçari ia doli të shpëtojë pas ndërhyrjes së shpejtë të një punëtori civil, i cili ishte afër vendit të ngjarjes dhe i dha ndihmën e parë viktimës, për të telefonuar pastaj edhe autoambulancën dhe ekipin mjekësor.

Metro raporton se viktimës iu ndalë gjakderdhja nga personi civil, i cili është punëtor shëndetësor, për shkak të intervenimit të shpejtë.

Shpërndaje në: