Dana White nuk mundi ta besonte këtë nokaut në UFC: Nokauti më brutal që kam parë në jetën time
Fansat e UFC-së janë trajtuar mirë në javët e fundit nga disa nokautë brutal, të cilat vazhduan të shtunën mbrëma, gjë që ngazëlleu presidentin Dana White.
Joaquin Buckley u duk se kishte ‘nokautin e vitit’ kur rrëzoi Impa Kasangany me një goditje brutale muajin e kaluar, transmeton Periskopi.
Mirëpo, pastaj Ignacio Bahamondes futi veten në miks me një nokaut poashtu impresiv kundër Edson Gomezit më 4 nëntor.
Megjithatë, Khaos Wliams mund ta ketë primatin aktualisht pas demolimit që i bëri Abdul Razak Alhassan në UFC Apex në Las Vegas.
Pas vetëm 30 sekondave, Alhassani pësoi një goditje të rëndë në mjekër dhe mbeti pa ndjenja.
Presidenti i UFC-së, Dana White ishte aq i impresionuar sa që e quajti këtë nokaut ”një prej nokauteve më brutale që kam parë në jetën time.”
Për një nejri që ka parë aq shumë luftë sa ëhite, kjo është një deklaratë me impakt të madh. /Periskopi.com/
Khaos Williams with the explosive KO on Abdul Razak and Alhassan ended the only way we’d expect. Now time for the Irish Dragon #MMATwitter #UFCVegas14 pic.twitter.com/gw8CJh7hOi
— The Last Irish Dragon ? (@KrayT1to) November 15, 2020



