Dardan Molliqaj: PDK-në e LDK-në i lamë prapa me 9 deputetë
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka theksuar se nuk është aspak aksidentale rritja e VV-së.
“Nuk është aksidentale rritja e VV-së. Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një konsistencë”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Blic.
Realiteti është që VV është dyfishu dhe sot sipas tij, kanë mbi 200 mijë vota.
“Ne kemi 9 deputetë më shumë se partia e dytë dhe e tretë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se sot VV është partia e parë dhe më e madhe në Kosovë.



