‘Dardani i Javës’: Bernard Berisha, shkëlqeu me ekipin rus
Javën që lam pas, ylli dardan, Bernard Berisha shkëlqeu me ekipin rus, duke shënuar dy gola, çka e bën të jetë edhe ‘Dardani i Javës’.
Ylli kosovar ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Akhmat Grozny, teksa ka shënuar dy gola ndaj gjigantit rus.
Fillimisht pejani realizoi në minutën e 26-të për të barazuar shifrat në 1-1 një gol të bukur nga afërsia.
Por në minutën e 52-të, Bernard Berisha realizoi një gol të mrekullueshëm nga pika e bardhë për 2-2.
Me dy golat ndaj Zenitit, Berisha ka shkuar në kuotën e gjashtë golave këtë edicion në kampionat, teksa ka bërë edhe dy asistime
Në anën tjetër, Milot Rashica ka luajtur për 90 minuta pas një pauze të gjatë jashtë fushës së lojës dhe këtë kundër kampionit të Gjermanisë, Bayern Munchen.
Kurse, Reimsi i dyshes, Arbër Zenelit dhe Valon Berishës ka pësuar humbje të rëndë nga Nimes në kuadër të kampionatit elitar francez, Liga 1.
Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha luajti 90 minuta në këtë ndeshje, duke u vlerësuar me notën 7.0.
Ndërkaq, Arbër Zeneli luajti vetëm 12 minuta, dhe u vlerësua me notën 6.8.
‘Dardani’ tjetër Bersant Celina luajti nga fillimi e deri në fund për Dijonin, dhe nga faqja e mirënjohur për vlerësime, Celina u vlerësua me notën 6.6. /Periskopi



