Daut Haradinaj – Isa Mustafës: Të kanë lajthitë ata që i ke afër vetes, mos u këshillo nga ata që nuk të votuan

Daut Haradinaj – Isa Mustafës: Të kanë lajthitë ata që i ke afër vetes, mos u këshillo nga ata që nuk të votuan

Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës, duke thënë se ‘ata që i mbanë afër vetes e kanë lajthitë’.

Haradinaj shkruan në Facebook, përcjell Periskopi.

E pashë reagimin e nxituar të z.Isa Mustafa, unë kam pasë dhe kam etikë por si duket të kanë lajthitë ata që i mbanë afër vetës. Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu.
Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit.
S’ka me u nda Kosova.
DH

Isa Mustafa, më herët shkroi në Facebook se ‘deklarata e Haradinajt se ideja për ndarjen e Kosovës ka nisur në qeverinë e tij, është frustrim para zgjedhjeve’.

Statusi i Mustafës:

Të nderuar qytetarë
Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.
Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj.
E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta. I

Shpërndaje në: