Daut Haradinaj: Kundërkandidatët e mi janë të njëjtë si Shpend Ahmeti, asgjë si dallon

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj i ftuar në një intervistë për televizionin publik, i pyetur se çka e dallon atë nga kundërkandidatët e tij dhe pse duhet votuar atë, u shpreh se kandidatët e tjere nuk kanë guxim për t’u përballur me problemet e grumbulluara ndër vite.

Sipas tij, kundërkandidatët e tij nuk dallojnë asgjë nga kryetari aktual Shpend Ahmeti. Sipas Haradinajt, Prishtina ka nevojë për një kryetar ndryshe nga ai aktual, pasi që ka shumë probleme dhe çështje që kërkojnë një dorë të fortë për t’i zgjidhur.