Daut Haradinaj: Në bashkëpunim me Bashkësinë Islame do hapim kuzhinën për raste sociale, do mbulohen shpenzimet për ceremonitë mortore

Periskopi.com Lajme

Një prej zotimeve kryesore të kandidatit të AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është ai për Bashkësinë Islame të Prishtinës.

I ftuar në televizionin publik, Haradinaj tregoi se me Bashkësinë Islame në Prishtinë do të bashkëpunojë për mbulimin e shpenzimeve në raste të ceremonive mortore në vlerë 500 euro, duke përfshirë edhe një drekë mortore. Të gjitha këto shpenzime, sipas Haradinajt do të mbulohen nga buxheti i kryeqytetit

Haradinaj tregoi se në qeverisjen e tij do të themelohet zyrd për komunitetet fetare brenda Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, Haradinaj ka paraparë hapjen e një kuzhine për qytetarët e Prishtinës, për t’i ushqyer ata që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

“Komuna e Prishtinës do të mbulojë pagesën e qirasë së objektit dhe do të sigurojë ushqimin në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame, Prishtinë”, u shpreh ai.