Daut Haradinaj në Parkun e Velanisë: Mosrregullimi i varrezave të dëshmorëve çon mesazh të gabuar tek gjeneratat e reja

Daut Haradinaj në Parkun e Velanisë: Mosrregullimi i varrezave të dëshmorëve çon mesazh të gabuar tek gjeneratat e reja

Në një intervistë televizive, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj ka folur për Parkun e Velanisë, ku gjendet varrezat e Dëshmorëve, kryesisht të Zonës së Llapit, por edhe varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, Heroit Adem Demaçi dhe shumë heronjve të tjerë.

Haradinaj tha se gjendja aktuale e parkut nuk na bën krenarë dhe se aty ka nevojë për gjelbrim, ndriçim dhe rregullim varrezash, në mënyrë që parku do të merr pamje të bukur dhe do të jetë i shfrytëzueshëm nga qytetarët.

Sakrifica e dëshmorëve duhet të respektohet – ka thënë Haradinaj duke sqaruar se parku mbeti në gjendje të mjerë nga pakujdesia dhe neglizhenca.

Ai tha se “mosrregullimi i varrezave të dëshmorëve çon mesazh të gabuar tek gjeneratat e reja”.

Shpërndaje në: