Debati për racizmin: Ministri Krasniqi iku nga debati sapo më pa

Debati për racizmin: Ministri Krasniqi iku nga debati sapo më pa

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka bërë të ditur se Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ikur nga debati.

Berisha ka thënë se Krasniqi ka refuzuar të ballafaqohet në debat televiziv me të, duke vendosur kushte ndaj moderatorit të emisionit.

“Ministri Elbert Krasniqi refuzoj të ballafaqohet në debat televiziv me mua!

Me shume kënaqësi sot gjatë ditës pranova me qenë pjesë e një debati televiziv në të cilin debat do të ishte pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi!

Fatkeqësisht me të marr informacionin se do jam edhe unë aty ministri Krasniqi nuk ka pranuar të jetë në emision!?”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.

Pas rastit të fundit të shprehjes së racizmit në Kosove, ka filluar edhe debati për racizmin.

Postimi i tij i plotë:

Ministri Elbert Krasniqi refuzoj të ballafaqohet në debat televiziv me mua!

Me shume kënaqësi sot gjatë ditës pranova me qenë pjesë e një debati televiziv në të cilin debat do të ishte pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi!

Fatkeqësisht me të marr informacionin se do jam edhe unë aty ministri Krasniqi nuk ka pranuar të jetë në emision!?

Kushtëzimi ndaj moderatorit ka qenë se ai merr pjesë në emision veq nese është vetëm pa prezencën time!?

Athu pse nuk po pranon ministri ballafaqim publik me mua , ka mendu se ka me qene argat i krejt dikujt tjetër e populli ska me kuptu!

Ministër Krasniqi, ti mundësh me ikë nga unë por nga populli asnjëherë, çmimin e parë për punën tënde e ki marr në zgjedhjet lokale e atë finalen dhe të përhershme do e marrësh shumë shpejtë në zgjedhjet qendrore!

P.S. Kishe pas thanë që në Fushë Kosovë e ki pru ujin dhe që ska Racizëm në Kosovë! Le ta vlerësojë populli vet!

Me respekt

Veton Berisha

 

Shpërndaje në: