Deklaratat për Kosovën, Vulin e quan zëdhënësin e BE’së frikacak e hipokrit

Deklaratat për Kosovën, Vulin e quan zëdhënësin e BE’së frikacak e hipokrit

Vartësi i Vuçiq në qeveri, ministri i Brendshëm, Vulin, ka shpërthyer ndaj zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit deklaroi se Kosova ka të drejtë të kërkojë regjistrimin e veturave me targa të autoriteteve serbe në RKS.

Vulin, e ka quajtur Stanon frikacak dhe hipokrit.

“I bëj thirrje presidentit Vuçiq që të punojë dhe të jetë president i gjithë serbëve dhe të mos përkulet para hipokrizisë së BE-së. President ju keni luftuar për neutralitet ushtarak, sa shantazhe dhe sulme duhet të vijnë nga Brukseli para se ju të vendosni t’i pyetni serbët nëse duan neutralitet politik. Ata na kanë gënjyer dhe na kanë shantazhuar shumë gjatë, le të marrin përgjegjësi për gënjeshtra e tyre”, ka thënë Vulin.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dje ka deklaruar se Kosova ka të drejtë që të heq nga qarkullimi targat që lëshohen nga autoritet e Serbisë, por gradualisht.

Shpërndaje në: