Deklaratat kundër UÇK-së: Kurti dhe VV skifter me Shkëlzen Gashin, pulë me Hekuran Muratin

Deklaratat kundër UÇK-së: Kurti dhe VV skifter me Shkëlzen Gashin, pulë me Hekuran Muratin

Navigimi në profilin e Facebook-ut të ministrit Hekuran Murati, nxori nga arkiva deklaratat ofenduese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – të cilat – më pas i fshiu, por ato mbeten në arkivat e mediave dhe popullit kosovar. Murati veç tjerash, thotë se ‘më lirë do ta kishim të paguanim mercenarë për luftën tonë për liri’ sesa ‘gjithë këta veteranë’. Pas publikimit të një serie mesazhesh me përmbajtje të tillë – kryesisht ofenduese dhe ironizuese për luftën e UÇK-së,  presioni publik është rritur në drejtim të kryeministrit Kurti, ku kërkesa kryesore është shkarkimi i zotit Murati, ose dorëheqja e tij. Për një deklaratë të bërë në televizionin 7, Kurti në vitin 2020, në detyrën e Kryeministrit në detyrë, pati shkarkuar menjëherë Shkëlzen Gashin nga pozita e këshilltarit…

Para dy vjetësh, Albin Kurti në detyrën e kryeministrit në detyrë, pati shkarkuar këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, për deklaratat që ky i fundit i pati bërë lidhur me UÇK-në.

“Dick Marty nuk është anti-shqiptar. Përkundrazi, dick Marty e ka publiku një raport ku flitet për krimet që pjesëtarët e UÇK-së i kanë kry ndaj civilëve të pafajshëm, njerzit janë të vramë, i kemi gati 1000 serbë civilë të pafajshëm të vramë. Shumicën dërrmuese të tyre pjesëtarë të UÇK-së se nuk kanë mujtë me qenë pjesëtarë të shoqnisë kulturore artistike ‘Hajdar Dushi’. Shumë prej këtyne pjesëtarëve që kanë qenë të implikumë kanë qenë në pozita udhëheqëse”, pati deklaruar z.Gashi, derisa ishte në pozitën e këshilltarit të kryeministrit – atëkohë në detyrë Kurti.

(Kronika: RTK) 

Lidhur me këtë, pavarësisht që populli kosovar ishte në ‘lock down’ shkaku i pandemisë së koronavirusit që ishte përhapur në krejt botën, përfshirë dhe vendi tonë, kishte organizuar protesta në forma të ndryshme. Njëra prej tyre, ishte kënga e ‘Marshit të UÇK-së’ që në një orë të caktuar, ishte lëshuar në gjithë vendin – në shenjë demonstrimi kundër deklaratave të z.Gashi.

E atëkohë kryeministër në detyrë, tani kryeministër Kurti, pati shkarkuar menjëherë Gashin, megjithë arsyetimin qesharak: se një deklaratë e tillë kishte shpërqëndruar popullin nga punët e mira që po bënte Qeveria e tij. Por, megjithatë, e kishte shkarkuar.

“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, pati shkruar Kurti në Facebook.

Por, kryeministri nuk vepron ngjashëm me Hekuran Muratin.

I pyetur sot nga mediat, pikërisht për këtë punë, ai tha veç tjerash se nuk është Komentues, por është Kryeministër’.

Kujtojmë se gjatë dy – tri netëve në vijim të prillit 2020, për deklaratat e Shkëlzen Gashit, do të vlonin edhe studiot televizive për temën e luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Glauk Konjufca, që në atë kohë ishte ministër në detyrë i punëve të jashtme, pati thënë se ‘një këshilltar i tillë nuk do të kishte vend në kabinetin e tij’.

“Unë me zotin Gashi në këtë pikë nuk pajtohem fare dhe pretendoj se raportin e Dick Martyn e njoh ma mirë se ai. Unë nuk isha pajtu me një këshilltar të tillë dhe në kabinetin tim nuk do të kishte qenë, natyrisht”, pati deklaruar Konjufca, përcjell Periskopi.

Përveç Konjufcës, kishte edhe reagime të tjera të ashpra përkitazi me deklaratën e Shkëlzen Gashit, dhe njëra prej tyre, kjo e Albulena Haxhiut.

“Kauza e popullit shqiptar për çlirim e pavarësi ka qenë e drejtë. Gjykata Speciale ka qenë gabim dhe e dëmshme, e cila ka vendosur paralele në mes të Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës. Ata që e kanë votuar këtë Gjykatë i kanë bërë dy goditje të mëdha shtetit të Kosovës, duke goditur luftën çlirimtare dhe duke goditur sistemin e brendshëm të drejtësisë në Kosovë”, pati shkruar Haxhiu në Facebook./Periskopi/

 

Shpërndaje në: