Del studimi: 23 milionë njerëz e kanë passwordin si presidenti Thaçi (123456)

Del studimi: 23 milionë njerëz e kanë passwordin si presidenti Thaçi (123456)

Kriminelët kibernetik po përdorin gjithnjë e më shumë që të vjedhin passwordët e përdoruesve në mënyrë që t’iu marrin informacione. E megjithatë, miliona njerëz nuk e kanë gajle dhe përdorin fjalëkalime tepër të lehta.

Një prej tyre, për shembull, është thjesht ‘password”.

Thjesht duke e prekur atë fjalë, iu ka lejuar mashtruesve që të marrin 3,6 milionë llogari të ndryshme në mbarë botën.

23,2 milionë njerëz e kanë përdorur passwordin “123456”, ndër ta edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

3.8 milionë të tjerë e kanë “qwerty”, nga gjashtë shkronjat komshike në rreshtin e tretë të tastierës.

Këshilla që jepet rëndom është – përdorimi i i tri fjalëve të ndryshme si password në mënyrë që informacioni të mbahet i sigurt.”

Passwordët e tjerë të zakonshëm përfshijnë emra të njohur futbollistësh, muzikantësh e figurash tjera publike.

280 mijë vetë e kanë passwordin “liverpool”, 216 mijë e 677 e kanë ‘chelsea’ ndërsa 179 mijë e 95 e kanë ‘arsenal’. /Periskopi

Shpërndaje në: