Delegacioni i Parlamentit Evropian javën e ardhshme do të jetë në Prishtinë

Delegacioni i Parlamentit Evropian javën e ardhshme do të jetë në Prishtinë

Një delegacion i Parlamentit Europian pritet që në fund të muajit të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Siç raporton tanjug, më 27 dhe 28 shkurt do qëndrojnë në Beograd, pastaj do të udhëtojnë për në Prishtinë ku do të qëndrojnë deri më 1 mars.

Parlamenti Evropian thotë se është një “mision i përbashkët” brenda të cilit delegacioni në fjalë viziton disa vende çdo vit.

Megjithëse thuhet se vizita nuk do të ketë një temë specifike, deputetët evropianë dhe zyrtarët lokalë pritet të përqëndrohen në reformat në procesin e Eurointegrimit dhe vazhdimin e një dialogu mbi normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

Shpërndaje në: