Deliu: PDK do ta rikthejë pushtetin në disa prej komunave ku ka qeverisur

Deliu: PDK do ta rikthejë pushtetin në disa prej komunave ku ka qeverisur

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të dalin të parët në shumicën e komunave.

“Sapo e kemi filluar një proces të reformimit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka ndryshime janë të lidhura me reformat që PDK po i bën. Z.Memli Krasniqi është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në kuptimin e fushatës, kampanjës adresimit të sfidave që i kanë qytetarët e vendit. Çdo ditë kemi qytetarë që na shkruajnë janë të zhgënjyer me Qeverinë”, ka thënë ajo.

Deliu po ashtu tha se pret që PDK nga këto zgjedhje të dalë më e konsoliduar se kurrë dhe ta kthejë pushtetin në shumicën e komunave.

“Presim që të jemi fitues në një numër të konsiderueshëm të komunave të rëndësishme ta rikthejmë pushtetin në disa prej komunave ku PDK ka qeverisur për një kohë të gjatë. Besojmë se në zgjedhjet e muajit tetor, PDK-ja do të dalë më e konsoliduar se kurrë sepse është nevojë e qytetarëve që ne të kthehemi në pushtet për të kthyer besimin e atyre qytetarëve që janë të zhgënjyer nga Qeveria në pushtet”, ka thënë Deliu.

Shpërndaje në: