Deliu: PDK do të dalë e para në zgjedhje, sondazhet mund të jenë të porositura

Deliu: PDK do të dalë e para në zgjedhje, sondazhet mund të jenë të porositura

Blerta Deliu nga Partia Demokratike  e Kosovës ka thënë se partia e saj do të dalë e para dhe më e fuqishmja në këto zgjedhje që pritet të mbahen në tetor, transmeton Periskopi.

Deliu sonte në Interaktiv tha se PDK ka vija të kuqe ndaj korrupsionit dhe nepotizmit dhe se e kanë mbështetjen e plotë të qytetarëve.

‘’PDK do të dalë e para në zgjedhje. Këtë na e konfirmojnë qytetarët. Jemi të përgatititur për zgjedhje. Jemi subjekti me fuqinë më të madhe politike në vend. Me legjitimitet. Luftimi i korrupsonit dhe nepotizmit. PDK ka vija të kuqe me korrupsionin, sepse do të orientohermi në perspektivën e të rejave dhe të rinjve’’, tha Deliu.

Ajo thotë se sondazhet që e qesin PDK’në si parti jo të parë,  janë të porositura.

‘’Në sondazhe mund të jemi edhe partia  epesëtë. Jo rrallë herë sondazhet kanë qenë të porosituara. Dekata e re do të jetë e të rinjtve dhe të rejave’’

Ndërsa thotë se partitë tjera vetë janë ofruar dhe të bashkëpunojnë me PDK’në.

‘’Jemi dëshmitarë që pas fitores së PDK’së, janë ato subjekte që kanë ardh dhe kanë kërku që të na bashkohen. Nuk ka një subjekt politik që mund të garantojë seriozitet dhe fuqi’’, shton Deliu./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: