Demantohet zëvendësi i Albulena Haxhiut, s’do të takohet me “Grupin e Kumanovës”

Demantohet zëvendësi i Albulena Haxhiut, s’do të takohet me “Grupin e Kumanovës”

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka konfirmuar se nesër do të ketë një takim me homologun e tij kosovar Blerim Salahu, por se takim me qytetarët e Kosovës të dënuar për rastin “Lagja e Trimave” nuk është planifikuar.

Në një prononcim për MIA, Nuhiu pasditen e sotme tha se do të takohet me Sallahun dhe se ishte planifikuar takim me menaxhmentin e burgut të Idrizovës, por jo edhe me të burgosurit.

Në një intervistë për T7 mbrëmë, Sallahu ka thënë se pas komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë, ka marrë lejen që të enjten të vizitojë “Grupin e Kumanovës”.

Shpërndaje në: