Demhasaj nga “Çohu’’: Raporti amerikan më i ashpër tash se sa në vitin 2020

Demhasaj nga “Çohu’’: Raporti amerikan më i ashpër tash se sa në vitin 2020

Mos ndëshkimi i korrupsionit, sulmet ndaj mediave, mos transparenca e qeverisë, mos raportimi i dhunës si shkak i mosbesimit të autoriteteve janë vetëm disa nga kritikat që u dhanë për Kosovën a po më saktësisht për qeverinë Kurti dhe znj.presidente Vjosa Osmani nga departamenti amerikan DASH, shkruan Periskopi

Ky vlerësimi sipas Arton Demhasajt nga organizata “Çohu”, është më i ashpër dhe më i lartë se sa ai i vitit 2020.

z.Demahasaj në një prononcim për Periskopin thotë se ka dallime në mes të raportit amerikan të viti 2020 dhe të këtij raporti që është për vitin 2021.

Sipas tij ajo çka nuk është përmendur në raportin e vitit 2020 nga departamenti amerikan ka qenë pika që është përmendur  tash “tendenca e disa zyrtarëve publik me i kontrollu ose me i kërcënu lirinë e shprehjes.

“Dallimet janë në dy aspekte, e para ky raport njëfarë mënyrë përmend tendencën e qeverisë për me luftu ose me parandalu korrupsion pak më e rritur se sa që ka qenë në raportin e  kaluar. Mirëpo në anën tjetër ky raport thotë se qeveria është jo transparente edhe pak a shumë përmend tendencën e disa zyrtarëve publik për  me i kontrollu ose kërcënu lirinë e shprehjes, e që raporti i kaluar nuk e ka pas këtë. Në anën  tjetër e kemi  negative mungesën e transparencës se qeverisë dhe njëkohësisht linçimet për lirin e shprehjes.”, tha Demhasaj për Periskopin.

Në anën tjetër Demhasaj i bën thirrje qeverisë që të shikojnë këtë raport dhe të shohin se ku janë vërejtjet dhe rekomandimet.

“Secili prej institucione duhet mu ulë me analizu këtë raport veç e veç dhe me pa ku janë vërejtjet dhe ku janë ankesat e tyre dhe me reflektu”.

Në këtë raport po ashtu përmenden edhe zgjedhjet e fundit dhe pjesmarrja politike në të. Ajo që vihet në sy është shkarkimi i ish-kryetare së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga presidentja Vjosa Osmani, ku vlerësohet si ‘I MOTIVUAR POLITIKISHT’, përcjell Periskopi

Këtu mund ta lexoni raportin amerikan ./PERISKOPI/BESARTA HOTI/

 

 

 

 

Shpërndaje në: