Demi krahason situatën e COVID me tash dhe 14 shkurt: S’ka asnjë arsye logjike me i shty zgjedhjet

Demi krahason situatën e COVID me tash dhe 14 shkurt: S’ka asnjë arsye logjike me i shty zgjedhjet

Njohësi i çështjeve ekonomike, Agron Demi ka shkruar se nu ka ndonjë arsye për shtyrje të zgjedhjeve, ashtu siç e paraqiti si ide Veëtendosje, por e mbështeti edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ai ka bërë një krahasim të rasteve aktive më 14 shkurt dhe tash, kur ka edhe vaksina.

Ja postimi i plotë:

S’ka asnjë arsye logjike me i shty zgjedhjet lokale. Kur insistohej me u mbajtë zgjedhjet më 14 shkurt, kanë qenë mbi 64 mijë raste pozitive me virus e ZERO vaksina.

Sot, kur po kërkohet shtyerja e zgjedhjeve janë 18 mijë raste aktive me virus e janë administru mbi një MILION vaksina.

Kur më 14 shkurt kërkohej me të drejtë mbajtja e zgjedhjeve kritika ndaj pushtetit ishte se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Tash kur po kërkohet shtyerja e zgjedhjeve, partia në pushtet po mburret se si e ka menaxhu mirë pandeminë dhe se kemi shkallën më të lartë të vaksinimit në rajon. Atëherë pse me u shty zgjedhjet?!

Përse VV ishte partia e vetme që nuk u deklarua për shkurtim apo anulim të fushatës, por është për shtyerjen e zgjedhjeve?

Nëse gjatë gjithë verës IKShPK ja ka huq me rekomandime, ashtu qysh tërthirazi tha dje Kryeministri, përse nuk po ja huq edhe rekomandimit për shtyerjen e zgjedhjeve?!

Anulimi i fushatës zgjedhore me prezencë fizike dhe respektimi i masave mbrojtëse në ditën e zgjedhjeve është i vetmi opsion.

Shpërndaje në: