Dënohet spanjolli: E vrau dhe e hëngri nënën e tij bashkë me qenin – tha se po kalonte episod psikotik

Dënohet spanjolli: E vrau dhe e hëngri nënën e tij bashkë me qenin – tha se po kalonte episod psikotik

Një burrë në Spanjë është dënuar me 15 vjet burg pasi vrau dhe e hëngri nënën e tij.

28 vjeçari Alberto Sánchez Gómez u arrestua në vitin 2019 pasi policia kishte gjetur pjesë të një trupi afër shtëpisë së nënës së tij – në disa kontejnerë të plastikës.

Gjykata mohoi argumentet e Sánchezit se ai po përjetonte një episod psikotik në kohën e vrasjes, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ai tash do t’i kalojë 15 vjet në burg për vrasje.

Po ashtu, ai është urdhëruar që t’i paguajë të vëllait 60 mijë euro si dëmshpërblim.

Policia kishte arritur në shtëpinë e tij në lindje të Madridit në muajin shkurt 2019 pasi një shoqe kishte ngritur shqetësime për mirëqenien e María Soledad Gómezit, që ishte në të gjashtëdhjetat.

Gjatë procesit gjyqësor, gjykata dëgjoi se Sánchezi, në atë kohë 26 vjeçar, e kishte mbytur nënën gjatë një mosmarrëveshjeje.

Ai më pas e kishte shfytyruar atë dhe i kishte ngrënë pjesët e trupit të saj pas dy javëve të ardhshme, duke ia dhënë një pjesë edhe qenit.

Mediat spanjolle thonë që ai kishte qenë i njohur për policinë për shkak të dhunës ndaj nënës. /Periskopi

Shpërndaje në: