Deputetët e Self-vendosjes bëjnë ‘selfie me maska’ në prag të seancës për rrëzimin e Kurtit

Deputetët e Self-vendosjes bëjnë ‘selfie me maska’ në prag të seancës për rrëzimin e Kurtit

Disa nga deputetët e partisë mazhoritare, Vetëvendosje, kanë bërë një ‘selfie’ ku duken me maska goje për t’u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit të ri, Covid-19. 

Disa nga këto maska janë të zeza, e disa të bardha – por kjo as simbolikisht nuk mund të shpjegohet si paraqitje e dallimeve mes tyre. Deputetët e Vetëvendosjes, për dallim nga deputetët e partive tjera, kanë qenë gjithnjë të një mendimi për secilën çështje politike.

Deputeti që ka shpërndarë foton duket se është Fitim Uka, shkruan Periskopi.

Në fotografi duken deputetët Arban Abrashi, Mimoza Kusari Lila, Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla dhe të tjerë.

Në seancën e sotme pritet të votohet rrëzimi i Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti – kryetari i tyre i partive. /Periskopi

Shpërndaje në: